Mbrëmjen e të premtes Maroku u godit nga një tërmet vdekjeprurës. Autoritetet raportuan për 296 persona të vdekur dhe mbi 150 të plagosur.
Tërmeti apokaliptik në Marok/ Britma, panik e frikë, banorët rrëfejnë tmerrin e lëkundjeve
Në platformat sociale janë publikuar video nga momenti i tërmetit shkatërrues.
https://twitter.com/i/status/1700305298517315741
Në pamje shihen ndërtesa që bien, rrugë të shkatërruara dhe njerëz të tmerruar, që vrapojnë në rrugë nga frika e pasgoditjeve.
Njerëzit vrapojnë të tmerruar, ndërtesat i zënë poshtë, momenti i tërmetit në Marok
Shumë ndërtesa u shembën pas tërmetit të së premtes mbrëma në jugperëndim të qytetit Marrakech në Marok, treguan pamjet e transmetuara nga stacioni shtetëror televiziv Al-Aoula.
Mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë dhe ndërtesat e tyre të banimit pasi Instituti Kombëtar i Gjeofizikës i vendit paralajmëroi për pasgoditje.
BREAKING: Multiple buildings collapsed and damaged after massive earthquake hits Marrakesh, Morocco pic.twitter.com/fi6DEVfNXS
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) September 8, 2023
Epiqendra ishte në Vargun Malor të Atlasit të Lartë, 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, një qytet turistik dhe ka një popullsi rreth 840 mijë banorë.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së tërmeti kishte një thellësi prej 18.5 km.
https://twitter.com/i/status/1700289372573016144
https://twitter.com/i/status/1700285266953441791









