-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do ta japë dorëheqjen trajneri polak pas humbjes me Shqipërinë? Përgjigjet Santos

Kryesoret

Humbja përballë Shqipërisë ka komplikuar ndjeshëm pozitat e Polonisë në grupin e saj kualifikues të EURO 2024. Dhe zërat për shkarkimin e trajnerit Fernando Santos janë shtuar ndjeshëm, sidomos pas paraqitjeve shumë të dobëta të polakëve.

“Ku është kapiteni?!”, tifozët polakë të tërbuar me Levandovskin pas humbjes ndaj Shqipërisë (VIDEO)

Ndërsa mediat polake pritnin që ai të jepte dorëheqjen pas përfundimit të ndeshjes së sotme, portugezi i çuditi të gjithë me fjalët e tij. “As sot dhe as nesër”, ishte përgjigja e parë e tij para gazetarëve.

I pyetur përsëri nëse do të vazhdonte të ishte në detyrë me stafin e tij edhe në muajin e ardhshëm, ai vazhdoi i qetë.

Dueli Shqipëri-Poloni nis me tensione, përplasje mes tifozërive, ndërhyn policia

“Pyeteni presidentin për këtë. Nëse presidenti vendos që nuk ka kuptim që bashkëpunimi të vazhdojë më tej, atëherë ai do të flasë me mua. Nuk ka asnjë arsye pse t’i kthehemi kësaj çështje. Unë nuk do të jap dorëheqjen”, tha trajneri i Polonisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit