-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis sot viti i ri shkollor, 29 mijë nxënës ulen për herë të parë në banka

Kryesoret

Nis sot në të gjithë vendin viti i ri shkollor 2023-2024. Rreth 29 mijë nxënës do të ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, ndërkohë që rreth 27 mijë nxënës janë regjistruar në klasën e 10-të.

Edhe këtë vit shkollor nuk kanë shpëtuar nga mësimi me dy turne. Në Durrës procesi i rindërtimit të shkollave nuk ka përfunduar ende, çka ka bërë që Zyra Rajonale Arsimore të marrë masat për të përshtatur mësimdhënien me turne.

Policia e Shtetit njofton se, për ditën e parë të shkollës në Tiranë, do të angazhohen në terren 300 efektivë të Policisë Bashkiake, si dhe 200 efektivë të Policisë Rrugore për të ndihmuar në menaxhimin e trafikut dhe sigurinë e nxënësve në shkolla gjatë procesit mësimor.

Plani i masave që përfshin detyrat e përgjithshme të shërbimeve të Policisë Bashkiake dhe Policia Rrugore u prezantua sot në prani të drejtuesve të dy institucioneve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit