18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident në rrugën e Arbërit, makina humb kontrollin dhe përmbyset

Kryesoret

Mesditën e sotme është regjistruar një aksident në rrugën e Arbërit.

Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Tre Çesmat në vendin e quajtur Peladhi.

Për shkak të aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit. Kanë qenë shoferë të makinave të tjera të cilat po kalonin në momentin e aksidentit që kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.

Mësohet se shoferi i aksidentuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor po heton rreth këtij aksidenti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit