-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Diskriminimi në Luginë, Kurti: Për një vend pune aplikuan 8 shqiptarë dhe 1 serb, fitoi ky i fundit

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një reagim përmes platformës “X” në lidhje me situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Sipas Kurtit, komuniteti shqiptar në Luginë nuk ka të njëjtën vëmendje vëmendje që ka komuniteti serb në Kosovë.

Kurti ka theksuar se as Presheva e as Bujanovci nuk kanë spital e si pasojë e kësaj ata shkojnë në spitalin e Vranjës, ku nuk ka asnjë punonjës shqiptar.

Kryeministri i Kosovës vë në pah diskriminimin teksa bëri të ditur se për një vend punë të hapur për doktor, aplikuan 9 persona, 8 shqiptarë dhe 1 serb dhe ishte pikërisht ky  fundit që e fitoi.

“Ne nuk mund të diskriminojmë në respekt. Komuniteti shqiptar në Serbi ka të njëjtën vëmendje si komuniteti serb në Kosovë. kjo është vetë premisa e të drejtave të pakicave – se përkatësia etnike nuk mund dhe nuk duhet të përcaktojë vlerën ose mungesën tuaj në një vend.

6 mijë shqiptarë (siq ka raportuar Dr. Flora Ferati) janë larguar ilegalisht nga listat votuese dhe kështu ata nuk mund të votojnë, punojnë, blejnë prona, ose t’i dërgojnë fëmijët në shkolla.

As qyteti i Preshevës dhe as Bujanoci në Serbi popullsia e të cilit janë kryesisht shqiptarë (70%) nuk kanë spital. Banorët detyrohen të shkojnë në një qytet aty pranë, në Vranje, ku nga 700 të punësuar nuk ka asnjë shqiptar.

Së fundi për një vend pune për doktor, aplikuan 10 persona 9 shqiptarë dhe 1 serb. Ky i fundit u pranua. Ky është vetëm një shembull i diskriminimit të shqiptarëve, që përfshin edhe privimi i fëmijëve nga librat, censurimi i shprehjes artistike dhe spastrimi etnik mjete administrative,” ka shkruar Kurti në profilin e tij në platformën “X”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit