-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mësim në qiell të hapur, shkolla në Shkodër del me pronar

Kryesoret

Për të gjithë nxënësit të cilët nisin rrugëtimin në rrugën e dijes është një emocion i veçantë të cilin do t’a kujtojnë gjatë në memorien e tyre.

Por jo të gjithë do t’a mbajnë mend me një emocion të gëzuar pasi jo të gjithë studiojnë në shkolla me kushte të mira. Rasti i nxënësve të fshatit Mali Kolajt është akoma edhe më i veçantë pasi ata nuk kanë më ambiente ku të studiojnë.

Ndryshe nga fëmijët e tjerë nxënësit e klasës së parë në këtë fshat zhvillojnë mësimin në oborrin e shkollës dhe arsyeja do t’iu surprizojë.

Duket se shkolla e këtij fshati ka një pronar dhe ky i fundit nuk ka lejuar që ambienti i cili përdorej prej vitesh si institucion arsimues të zhvillojë aktivitetin këtë vit shkollor.

Këtë shqetësim e kanë shprehur prindërit e 16 fëmijëve që ndodhen në klasën e parë.

Shkolla ka vetëm 3 ditë që ka filluar dhe ata po mësojnë në ambient jashtë çdo logjike, në oborrin e shkollës.

Bashkia Shkodrës dhe pronari i godinës nuk kanë gjetur një marrëveshje për shfrytëzimin e kësaj hapësire dhe kanë dhënë si zgjidhje që prindërit të dërgojnë fëmijët në qendër të Velipojës.

Kjo nuk është pranuar si një zgjidhje nga prindërit pasi ndodhet 5 kilometra larg fshatit dhe fëmijët nuk mund të ecin çdo ditë një distancë aq të madhe.

Një tjetër problematikë është se asnjë autobus nuk shkon në fshat për të marrë fëmijët çka e bën akoma edhe më të papranueshme alternativën për të shkuar në Velipojë për mësim.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit