-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manovrat e Encës për të dalë nga burgu

Kryesoret

Nesër do të dalë përpara Gjykatës në Tiranë Enca Haxhiaj. Këngëtarja u arrestua dje në Lundër në vilën e saj pasi në ballkon iu gjet kanabis i kultivuar në pesë vazo. Në momentin e arrestimit, Enca e pranoi se e kishte mbjellë vetë drogën.

Tha se e kishte për përdorim vetjak, pasi ishte përdoruese. Por prokuroria ka kërkuar që të provohet shkencërisht nëse këngëtarja është apo jo përdoruese hashashi.

Fakti që ka pranuar se kanabisin e ka përdorim vetjak duket se është strategjia e këngëtares për të dalë nga qelia. Por si do të vendosë gjykata?

Në vitet e fundit në vend janë arrestuar qindra të rinj, por edhe pleq për një rrënjë kanabis në një vazo. A do të jetë ligji i barabartë edhe për këngëtaren?

Por sa e parashikon ligji dënimin për kultivimin e lëndëve narkotike?

Në Shqipëri kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit