Policia ka zhvilluar një tjetër operacion antidrogë ku ka bërë të mundur asgjësimin për mes djegies të 7287 bimë narkotike cannabis sativa.
Për këtë operacion u angazhuan 1000 punonjës policie dhe 20 dronë të cilët u shpërndanë terrene malore të Lezhës, Shkodrës, Tropojës dhe Krujës.
5800 bimë u gjetën në qarkun Shkodër, 670 në qarkun Lezhë, 410 në Tropojë dhe 407 në Krujë.
Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 3 autorë të kultivimit në Kurbin përkatësisht 35-vjeçarin me inicialet J. A., 25-vjeçarin me inicialet S. A. dhe 48-vjeçarin me inicialet L. H.
Gjithashtu ka nisur procedimi penal për shpërdorim të detyrës për 51-vjeçarin me inicialet I. B. dhe 37-vjeçarin me inicialet M. Gj. përkatësisht kyetar fshatrash dhe inspektor pyjesh, në Gërnac dhe Vinjoll.
Policia procedoi në gjendje të lirë autorin e dyshuar të kultivimit të 133 prej këtyre bimëve, në fshatin Curraj i Epërm 19-vjeçarin me inicialet M. N.
Ndërsa 407 bimë u asgjësuan në malësinë e Krujës, si rezultat i fazës së 38 të operacionit “Territor i pastër”. Vijojnë hetimet për përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve.