-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FNSH, RENEA dhe Policia e Shtetit “blindojnë” Vlorën, disa të arrestuar

Kryesoret

Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërmarrë një aksion mbrëmjen e sotme (17 shtator 2023) për të arrestuar personat e shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli”.

Mësohet se janë arrestuar 3 persona, dyshohet për posedim arme. Pak më parë, “5Pyetjet.al” bëri me dije se, FNSH po kryen kontrolle në Vlorë, Selenicë dhe në disa fshatra të Lumit të Vlorës.

‘Tempulli’, Policia e Shtetit dhe FNSH aksion në Vlorë

Nga 90 urdhërarreste të firmosura në kuadër të këtij operacioni në Vlorë u ekzekutuan 69 ndërsa 21 janë ende në kërkim.

Në kuadër të megaoperacionit të nisur prej 14 shtatorit 2023 deri tani janë arrestuar 233 persona. Drejtori i Policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku deklaroi atë ditë se janë shkatërruar ë të 23 grupeve kriminale të cilët shisnin drogë në vendet afër shkollave apo lokale e blloqe banimi.

Megaoperacioni u zhvillua në 5 qarqe të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit