Autoritet italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë pasi akuzohen për trafikim droge. Gjithashtu në pranga ra edhe një italian.
Mësohet se nga operacioni i zhvilluar ku ranë në pranga dy shqiptarët janë gjetur në banesë 58 kilogramë drogë dhe 410 mijë Euro cash.
Ata u kapën në shtëpinë e 45-vjeçarit italian. Nga kontrollet agjentët gjetën sasi të ndryshme droge dhe materiale të ndryshme për prerjen e saj.
Policia gjeti edhe sasi të madhe parash. Ajo ç’ka bërë më të lehtë për të zbardhur aktivitetin e trafikuesve ka qenë gjetja e një fletoreje tek e cila të arrestuarit shënonin të gjithë aktivitet e tyre të drogës.
Aty shfaqen numra dhe emra të koduara, të cilat pritet të hetohen nga karabinierët.