-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vodhi bizhuteri në një banesë dhe më pas i shiti, pranga për “skifterin” në Tiranë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 31-vjeçari pasi ai disa ditë më parë kishte vjedhur bizhuteri në një banesë në zonën e Unazës së Re.

Pas vjedhës 31-vjeçari sendet e vjedhura i kishte shitur në argjendari në Rrugën e Dibrës. Ndërkohë ditën e sotme është bërë arrestimi i tij.

Pas kontrolleve të zhvilluara në banesën e të arrestuarit u gjetën një sasi lënde të dyshuara narkotike narkotike kanabis dhe kokainë, dy peshore elektrike, qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza, një grirëse për lëndë narkotike, tre maska, si dhe katër shkopinj bejsbolli.

I arrestuari me inicialet E. A. akuzohet për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit