Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka reaguar me anë të një shkrimi në profilin e tij në Facebook në lidhje me lajmin e sotëm ku u mësua se një person i afërm i familjes së Ervis Martinajt ka dorëzuar disa kode të aplikacionit “Sky” që janë përdorur nga Martinaj, para se ai të zhdukej.
Karamuço thotë në reagimin e tij se aplikacioni Sky ECC është mbyllur para zhdukjes së Martinajt dhe se ka pak gjasa që kjo lëvizje të hedhë dritë mbi fatin e tij.
Ai shton se këto kode nëse do hetohen me seriozitet mund të zbulojnë listën e pagesave të tij me policinë dhe politikanë.
“Apikacioni Sky ECC është mbyllur në Mars 2021. Zhdukja e Vis Martinit ka ndodhur në Gusht 2022. Mendoj se çdo kod sekret i dhënë nga familjarët ka pas gjasë të zbulojë fatin e tij. Ato kode nëse do të hetohen me seriozitet, do të zbulojnë listë pagesën e tij me policinë dhe politikanë,” ka shkruar Karamuço në Facebook.
Dorëzimi i kodeve në SPAK është kryer, pasi kjo prokurori disa muaj më parë ka marrë nga autoritet Belge dhe Franceze, të gjitha kodet që janë përdorur nga shtetasit Shqiptarë.
Të afërmit e Martinaj, shpresojnë se përmes “SKY” të zbulojnë detaje shtesë që mund të sjellin zbulimin e ndonjë të dhëne që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.
Familja dorëzon kodin! Vjen lëvizja e re për fatin e Ervis Martinajt
You must log in to post a comment.