-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mirlind Daku për tatuazhin “Katana 138”: Jam rritur me frymë patriotike

Kryesoret

Mirlind Daku bëri historinë duke shënuar golin e dytë kundër Polonisë sapo hyri në fushë, me prekjen e parë të topit pas një ndjeshjeje ku u përlot nga një top i humbur.

“Për çdo gjë, njeriun e drejtë, zoti e ndihmon. Lotët që unë derdha ishin nga shpirti, se debutova me Kombëtaren, jo se nuk e dhashë mirë pasimin. Në momentin e golit, mu duk sikur çdo e keqe që kisha brenda, doli jashtë. Isha sikur kisha 100 kg mbi supe dhe i hoqa. Që kur mora ftesën e Kombëtare, e dija që do t’i shënoja me 100% Polonisë. Nëse gënjej, Zoti më dënoftë. Goli shkon për dëshmorët që kanë dhënë jetën në Kosovë për ne,” tha ai pas ndeshjes.

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria LIVE”, Daku ka folur për tatuazhi “Katana 138”, duke treguar se është një simbol i bashkimit kombëtar, ndërsa shtoi se nuk i intereson edhe nëse dënohet.

“Në momentin kur e kam hequr bluzën, e harrova, pastaj në një moment kur po vishja bluzën u kujtova dhe e tregova me gisht. Ishte një mesazh që doja ta përçoja. E dija që do flitej. Njerëzit që kanë dhënë jetën për liri nuk duhet të harrohen. E dija që do flitej shumë, kam parë dhe reagimet.

Zgjodha atë moment sepse gjithmonë, jam rritur me frymë patriotike në shtëpi, me dashurinë për Ramadanin si komandant, na ka lidhur dhe me art. Çdo ushtar si Agim Ramadani dhe çdo kush tjetër që ka kountribuar për luftën në Kosovë, ka luftuar për bashkimin e trojeve shqiptare, dhe ky imazh tregon thyerjen e kufirit, është gjest bashkimi me gurin e kufirit.

Edhe nëse më dënojnë, nuk më intereson, vetëm shpresoj që kombëtarja mos të dënohet. Në Rusi, nuk ka asnjë reagim për tatuazhin tim. Kam bashkëlojtarë nga Serbia, por nuk më thonë gjë ndoshta kanë frikë. Më kanë pyetur për tatuazhin, ua kam treguar. Ata nuk e dinë fare se çfarë është si ngjarje,” tha Daku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit