Ilir Hebovija nga Shoqata e Ndërtuesve, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, foli në lidhje me çmimet e reja të referencës së banesave në Tiranë.
Sipas tij, ky sistem referencash i bërë nga qeveria nuk është i duhur, ndërsa e konsideroi krejtësisht të gabuar.
Çmimet e reja të referencës, Agalliu: Antikushtetuese, ligji me fuqi prapavepruese!
Kjo për faktin se, nuk mund të barazohen banesat e dy apartamenteve të ndërtuara në zona dhe vite të ndryshme, pasi një banesë e ndërtuar qoftë edhe para tre vitesh nuk mund të shitet njëlloj si një tjetër që po ndërtohet.