Nuredin Dumani ka kërkuar një takim special me një pastor. Bëhet fjalë për një pastor me origjinë nga Franca, që jeton në vendin tonë e për të cilin Dumani ka pasur kontakte para së të arrestohej.
Është ende e paqartë arsyeja e këtij takimi. Por nëse takimi me këtë pastor nuk realizohet ai ka dhënë edhe një emër tjetër.
Kjo kërkesë e tij do t’i depozitohet Prokurorisë ku do të jetë ky organ që do ta pranojë ose jo kërkesën e të penduarit të drejtësisë.
Nuredin Dumani edhe në seancat gjyqësore të zhvilluara në GJKKO është shfaqur më një varëse me kryq duke e ekspozuar./ Elton Qyno