Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë operacionit për arrestimin e një personi kanë mbetur të plagosur dy policë.
Ngjarja mësohet se është regjistruar në në Gjakovë gjatë arrestimit të një burri. I dyshuari kishe rezistuar gjatë arrestimit dhe më pas kishte lënduar policët.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar dhe kanosur zyrtarët policor dhe njëkohësisht gjatë arrestimit ka rezistuar, me ç’rast janë lënduar dy zyrtarë policor dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.