-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Tempulli”/ Merr fund arratia e 19-vjeçarit në Tiranë, u bashkohet në qeli 90 të arrestuarve të tjerë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka bërë të mundur ditën e sotme arrestimin 19-vjeçarit të shpallur në kërkim, Luis Nelaj në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli”.

Me arrestimin e të riut numri shtohet duke shkuar në 91 të ndaluar në Tiranë.

Nelaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ku i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit