-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Franca nuk do të pres emigrantë nga Lampeduza

Kryesoret

Franca nuk do ta mirëpresë asnjë emigrant që shkon në atë shtet nga Lampeduza italiane, ka thënë ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin.

Ai i ka bërë këto deklarata pasi ishulli mesdhetar i Lampeduzës ka regjistruar rekord të emigrantëve në të ditët e fundit.

Rreth 8.500 persona kanë shkuar aty me 199 anije në mes të së hënës dhe të mërkurës së javës së kaluar, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim.

Kjo situatë e ka shtyrë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen që të udhëtojë atje të dielën dhe të prezantojë planin urgjent të veprimit.

Sipas Darmaninit, Parisi i ka treguar Italisë se është “i gatshëm të ndihmojë në kthimin e njerëzve në vendet me të cilat ka marrëdhënie të mira diplomatike”, duke marrë shembull Senegalin.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni u ka bërë thirrjeve parterëve të Bashkimit Evropian që të tregojnë më shumë përgjegjësi.

Numri i emigrantëve që kanë arritur së fundi në Lampeduza është i barabartë me gjithë popullsinë e atij ishulli italian.

Këto zhvillime kanë nxitur debat të zjarrtë në Francë lidhur me emigrimin. Disa parti politike janë duke i bërë presion Parlamentit francez që të hartojë një projektligj që parasheh marrjen e masave për arritjet e emigrantëve të rinj në këtë shtet.

Franca pritet të përballet me thirrjet e Papa Françeskut për më shumë tolerancë ndaj emigrantëve, gjatë një vizite që pritet ta zhvillojë kreu i Selisë së Shenjtë në Marsejë, më vonë gjatë javës.

Ai do të takohet atje me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe pritet ta organizojë një meshë me dhjetëra mijëra pjesëmarrës në një stadium./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit