-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gati pezullimi/ Merren në pyetje tre edukatorët që dyshohet se dhunuan fëmijën

Kryesoret

Kosova është tronditur nga rasti i dhunës në një çerdhe ku tre edukatore akuzohen se kanë rrahur një fëmijë 3-vjeç. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Fushë-Kosovë, Fatlum Berisha ka deklaruar se do t’i pezullojnë edukatoret. Sipas tij, edukatoret janë marrë në pyetje në Policinë e Kosovës.

Nuk jam ekspert ta cilësoj atë si dhunë, por do ta respektojmë ligjin. Do t’i marrim të gjitha masat. Unë qëndroj prapa organeve kompetente. Nuk i kemi pezulluar këto edukatore, por do të pezullohen…Patjetër do të respektojmë ligjin dhe do t’i pezullojmë edukatorët”, ka thënë Berisha para mediave të martën. Drejtori i Arsimit ka theksuar se për rastin është njoftuar nga drejtoresha e çerdhes publike.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim më Prokurorinë është duke u marrë me rastin. “Policia në koordinim me prokurorinë, qendrën për punë sociale janë duke u marrë me këtë rast. Për detaje mbesim në kontakt pasi të përfundon faza fillestare e hetimit”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. Prindërit e 3-vjeçarit, ndaj të cilit është ushtuar dhunë kanë dhënë dëshminë e tyre.

Dhunimi i 3-vjeçarit në kopsht, nëna rrëfen dënimet brutale: Djali 8 orë pa ngrënë bukë e pa pirë ujë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit