-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministrja e Jashtme e Kosovës: Javën e kaluar u mbush kupa, Lajçak favorizoi Serbinë

Kryesoret

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla tha në një intervistë më Zërin e Amerikës se pajtimi me marrëveshjen e Ohrit, e cila e siguron njohjen “de facto” dhe jo “de jure” është kompromisi më i madh që ka bërë Kosova. Por thekson ajo, nuk është parë ndonjë vlerësim i këtij kompromisi.

Ministrja Gërvalla tha se institucionet e Kosovës kanë shprehur pakënaqësinë në rrugë interne rreth mënyrës se si i dërguari evropian Miroslav Lajçak udhëheqë bisedimet me Serbinë, por javën e kaluar sipas saj, “është mbushur kupa”.

Zëri i Amerikës: Zonja Gërvalla, Bashkimi Evropian i bëri thirrje të qartë dhe pa mëdyshje Kosovës që të fillojë punën për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa vonesa dhe pa parakushte. Cilat janë planet e qeverisë suaj?

Donika Gërvalla-Schwartz: Qeveria e Republikës së Kosovës, në fakt institucionet në përgjithësi, janë zotuar dhe kanë pranuar një propozim, fillimisht të quajtur franko-gjerman, i cili parasheh njohjen de facto të Kosovës nga ana e Serbisë.

Kjo marrëveshje për të cilën kemi dakorduar, jemi pajtuar në Bruksel dhe më vonë edhe në Ohër, të dyja palët, edhe Serbia dhe Kosova, ky është udhërrëfyesi ynë drejt një marrëveshjeje për normalizim. Tani, nëse Kosova mbetet e vetmja palë e cila ngul këmbë në implementimin e kësaj marrëveshje, për të cilën në vazhdimësi, para se të jepnim miratimin tonë, të cilin e kemi dhënë me gjithë hezitimin që kemi pasur rreth përmbajtjes së asaj marrëveshjeje, atëherë mbetemi pala e vetme, e cila e mbron këtë marrëveshje, pyesim veten ku janë ata që na e propozuan dhe ku ndërroi strategjia në mes të rrugës?.

Pse tani dalin kërkesa dhe plane të tjera dhe nuk merremi seriozisht me implementimin e kësaj marrëveshje, e cila u quajt pastaj nga disa komentues edhe si marrëveshje historike.

INTERVISTA E PLOTË PËR VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit