-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky në mbledhjen e OKB: Çdo dekadë Rusia fillon një luftë të re

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se Rusia po e shtyn botën drejt luftës përfundimtare.

“Sot më shumë se kurrë, njerëzimi duhet të veprojë në solidaritet të plotë për të shpëtuar jetë njerëzish. Ashtu siç kontrollohen armët bërthamore, e njëjta gjë vlen edhe për agresorin dhe të gjitha mjetet dhe metodat e tij të luftës, ku çdo luftë tani mund të përfundojë,” tha Zelensky.

Zelensky shtoi në fjalën e tij se çdo dekadë Rusia fillon një luftë të re dhe se nëse nuk do të kishte qenë Rusia, armët kimike nuk do të ishin përdorur kurrë në Siri.

“Çdo dekadë Rusia fillon një luftë të re, pjesë të Moldavisë dhe Gjeorgjisë mbeten të okupuara. Rusia e ka kthyer Sirinë në gërmadha. Dhe nëse nuk do të kishte qenë Rusia, armët kimike nuk do të ishin përdorur kurrë atje. Rusia po kërcënon Kazakistanin dhe shtetet baltike,” tha Zelensky.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit