Është konfirmuar tashmë që Fifi do të jetë konkurrente e programit të kërcimit “DWTS”. Siç duket ajo i ka lënë pas mëritë e BBV dhe është gati për këtë sfidë të re. Lajmin e ka bërë me dije vetë faqja zyrtare e “DWTS” në Instagram.
Mosmarrëveshjet e Fifit me Top Channel erdhën pas promos së BBVA2, të publikuar nga “Top Channel”, ku ishte përfshirë edhe momenti i saj delikat gjatë njërit prej spektakleve.
Gjithashtu disa nga emrat e tjerë të konkurrentëve që janë zbuluar deri tani janë politikani Saimir Korreshi, i cili është deputet në Lushnje, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi, dhe Atalanta Kërçyku.
Blogerja e njohur Sara Karaj, tenori Armaldo Kllogjeri, Juliana Nura dhe regjisorja Arnita Beqiraj janë konkurrentët më të fundit të “Dancing With the Stars”.
You must log in to post a comment.