-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkoi ndryshimin e dënimit, Gjykata refuzon rekursin e Leart Haxhiut

Kryesoret

Gjykata e Lartë në Dhomë Këshillimi vendosi të mos pranojë rekursin e Laert Haxhiut.

Ai kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 18 vite burg.

Avokati i tij, Detar Hysi paralajmëron do të ndjekë rrugët ligjore në Gjykatë Kushtetuese pasi dënimi nuk është i bazuar në ligj.

Laert Haxhiu ishte i dënuar më parë për vrasjen e Gerti Lalës, i cili njihej edhe si “Iriqi”, vrasës i bandës së Aldo Bares. Ai ishte vetëm 18 vjeç kur e goditi me thikë. Bashkë me shokët e tij e qëlluan tre herë me pistoletë në kokë Gerti Lalën, në hyrje të pallatit të tij.

Laert Haxhiu u shpall fajtor për vrasjen dhe doli nga burgu në vitin 2014.

Kishte vetëm 8 muaj që kishte dalë nga burgu, kur u arrestua në 2015-ën për trafik droge. Haxhiu tentoi t’i shpëtonte policisë, por pasi u hodh nga 3-4 metra lartësi, theu këmbën. Në momentin e prangosjes, ai i tha policisë se u largua pasi mendoi se ishin njerëzit e Aldo Bares që e ndiqnin.

Haxhiu kishte një linjë autobusësh me Greqinë dhe dyshohet se bënte edhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai u dënua me vetëm 17 muaj e 10 ditë burg, megjithëse policia i gjeti 1.2 kilogram kokainë.

Pas dales nga burgu nisi menjëherë nga atentatet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit