Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla ku kërkon lirimin nga burgu.
Gjykata e Lartë vendosi sot mospranim e rekursit për ndryshim të masës së sigurisë.
Tashmë Allës nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të presë gjykimin e tij nga burgu.
Alla që në momentet e para të arrestimit të tij ka shprehur shqetësimin e tij me zemrën dhe më parë kishte kërkuar arrestit të shtëpisë për shkak të problemit të tij shëndetësor.
Ish-kryebashkiaku akuzohet për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Nën hetim janë edhe 11 persona të identifikuar si Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Rasim Daci, Dali Gazidedja, Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj dhe Ana Nishku të cilët presin vendimin e kërkesës së Allës për të marrë masën e arrestit në shtëpi.