Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku viktimë mësohet se ka mbetur një shtetas i identifikuar si Valter Fierza.
Vrasja mafioze e 33-vjeçarit në Shkodër, reagon policia: Ja ç’ndodhi!
Raportohet se të shtënat janë konstatuar pranë Kishës së Hotit të Ri, ndërsa ende nuk dihen rrethanat që çuan në vrasjen e 33-vjeçarit.
Forca të shumta policie kane shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur vrasjen.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak: Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.