Policia ka kapur në flagrancë një 38-vjeçari i cili tentoi gjatë natës të vidhte banesën e një të moshuare.
Mësohet se 38-vjeçari i arrestuar është me precedentë të mëparshëm penal për dhunë në familje dhe për krime të tjera kundër personit.
Policia sapo ka marrë njoftimin se dikush ishte futur për të vjedhur banesën e një 86-vjeçarjeje e cila jetonte vetëm në fshatin Jorgucat ka zhvilluar operacionin ku ra në pranga 38-vjeçari me inicialet M. Ç.
Në përfundim të veprimeve i arrestuari akuzohet për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.