-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kina dhe Siria forcojnë bashkëpunimin mes tyre

Kryesoret

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kinë. Takimi ka patur në fokusin e vet forcimin e raporteve midis dy vendeve dhe rritjen e mbështetjes për rindërtimin e Sirisë.

Presidenti kinez, Xi Jinping priti Assadin në Hangzhou, kryeqyteti i provincës lindore Zhejiang, pasi ai mbërriti në Kinë të enjten për një vizitë zyrtare me ftesë të presidentit kinez, vizita e parë e tillë në gati dy dekada.

Ai do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Lojërave të 19-ta Aziatike, të cilat po mbahen në Hangzhou. Hera e fundit që ai vizitoi Kinën ishte në vitin 2004, për t’u takuar me presidentin e atëhershëm Hu Jintao.

Kjo është vizita e tij e parë në Kinë që nga shpërthimi i luftës civile siriane më shumë se 12 vjet më parë. Gjatë luftës, Siria kishte një nivel relativisht të ulët të angazhimit ndërkombëtar, por në vitet e fundit kjo ka filluar të ndryshojë, raporton Anadolu.

Në këtë vizitë, Assad shoqërohet nga zonja e parë Asma al-Assad. Delegacioni sirian do të vizitojë edhe kryeqytetin Pekin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit