Ish-Presidenti italian, Giorgio Napolitano vdiq sot në Romë. Ai ishte 98 vjeç. Ish-kreu i shtetit prej disa kohësh kishte probleme shëndetësore, të lidhura edhe me moshën.
Në vitin 2018 ai u shtrua në spitalin e San Camillo dhe iu nënshtrua një operacioni për disekimin e aortës. Pastaj rikuperimi i ngadaltë, raportojnë mediat italiane.
Në maj të vitit të kaluar ai u shtrua sërish, këtë herë në spitalin e Spallanzanit, për një operacion abdominal. Ai la pas gruan e tij Clio Maria Bittoni dhe dy djemtë e tij Giovanni dhe Giulio.