Policia e Himarës ka identifikuar dy autorët e dy rasteve të zjarrvënieve në fshatrat Kallarat dhe Qeparo ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal.
Bëhet fjalë për qytetarin me inicialet Ç. Xh., banues në Himarë, i cili pasi duke pastruar tokën, ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve, në fshatin Kallarat, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre.
Si edhe për qytetarin tjetër me inicialet S. J., banuese në Himarë, i cili pasi ka ndezur zjarr për të djegur mbeturina, në fshatin Qeparo, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa pemë ulliri, në pronësi të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.