-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Agresorët fshihen në Manastirin e Banjskës”, Dioqeza e Rashkës jep një version të saj

Kryesoret

Dioqeza Rashkë-Prizren ka dal me një reagim lidhur me ngjarjen e vrasjes se një efektivi të Policisë së Kosovës.

Në deklaratë ata kanë shprehur ngushëllime për familjen e policit dhe kanë thënë se duhet bërë gjithçka për ta ruajtur qetësinë.

”Dioqeza e Rashko-Prizrenit dënon ashpër sulmin e fundit të ndodhur mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, afër fshatit Banjskë, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy të tjerë u plagosën.

Është një incident i rëndë që mund të ketë pasoja të mëdha dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të bëhet gjithçka për të ruajtur qetësinë dhe rendin.

Dioqeza i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të policit të ndjerë dhe sinqerisht shpreson që dy të plagosurit të shërohen sa më shpejt,” thuhet në reagim.

Në faqen e tyre zyrtare, kanë thënë se në manastirin e Basnjkës në Zveçan janë futur automjetet e blinduara dhe “persona me maska” të cilët janë duke lëvizur në oborrin e manastirit. Sipas tyre janë duke u dëgjuar edhe të shtëna.

“Dioqeza shprehet shumë e shqetësuar pasi sipas informacioneve të fundit, një grup personash të armatosur, të maskuar kanë hyrë në manastir me automjet të blinduar dhe kanë depërtuar portën e mbyllur të manastirit.

Aktualisht në manastir ka një grup besimtarësh nga Novi Sadi, me priftin, abatin Danilo dhe vëllezërit e manastirit.

Për siguri, vëllezërit e manastirit dhe besimtarët u mbyllën në konvikt, si dhe tempulli i manastirit u mbyll gjithashtu. Persona të armatosur të maskuar lëvizin nëpër oborr dhe herë pas here dëgjohen të shtëna.

Dioqeza dënon ashpër dhunën e hapur që ushtrohet në objektin fetar të Kishës Ortodokse Serbe, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që t’i japin fund konfliktit sa më parë,” thuhet në deklaratë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit