-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunë mes policësh në Tiranë, disa të shoqëruar

Kryesoret

Një efektiv i forcave “Shqiponja” është dhunuar në zonën e Laprakës në Tiranë. Patrulla e policisë ka ndaluar një mjet për kontroll dhe identifikim, në brendësi të së cilit kanë qenë 3 persona.

Drejtuesi i tij, por edhe 2 pasagjerët nuk i janë bindur urdhrit dhe kanë nisur të debatojnë fillimisht me fjalë duke kundërshtuar duke nisur të debatojnë me ta e më pas të goditen edhe me grushte.

Mësohet se drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat dhe rezultoi të ishte punonjës policie në Vlorë, efektiv tek njësia “Shqiponja”.

Për shkak të situatës së krijuar dhe kundërshtimit që u ka bërë kolegëve të Tiranës, bashkë me 2 miqtë vlonjatë që e shoqëronin, në ndihmë kanë shkuar edhe 7 patrulla policie, të cilat kanë neutralizuar situatën.

Efektivit nga Vlora i është sekuestruar arma e shërbimit që e kishte me vete në makinë dhe një thikë.

Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit