Një nga terroristët e konfirmuar që është ekzekutuat gjatë shkëmbimit të të shtënave në veri të Kosovës mësohet se është identifikuar.
Fotoja e tij i shtrirë në tokë është publikuar në të gjitha mediat ku duke i shtrirë në tokë me plagë në kokë.
Ai është një serb me emrin Radomir Poçuça. Fotot e tij në rrjetet sociale tregojnë se ishte një ekstremist dhe që qëndronte i armatosur.
Vrasja e tij erdhi pas një sulmi i cili u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm ku mbeti i vdekur polici, Afrim Bunjaku.
Që pas nisjes së sulmit dhe deri në këto momente policia po vijon aksionin për qetësimin e situatës dhe kapjen e autorëve përgjegjës të cilët janë ngujuar në një manastir.
FOTO TË AGRESORIT SERB I MBETUR I VDEKUR NË VERI