Një plagosje është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Korçës.
Mësohet se pas një konflikti mes dy personave ka degraduar në përdorimin e thikës. Për pasojë është plagosur një 45-vjeçar.
Shkak i konfliktit me të plagosurit dhe 70-vjeçarit dyshohet se është për pronë, toka bujqësore.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Korçës, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.