Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar për herë të parë në lidhje me vrasjen e policit, Afrim Bunjaku në veri të Kosovës pas sulmeve të cilat u regjistruan në orët e para të mëngjesit të sotëm..
Lajçak ka dënuar ngjarjen e rëndë dhe e konsideroi të papranueshme sulmin e regjistruar.
“Ngushëllimet e mia të përzemërta për viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të sillen para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”, ka thënë Miroslav Lajçak.
POSTIMI I PLOTË
I strongly condemn the horrific attack against Kosovo police last night. Violence of any form is absolutely unacceptable. My heart goes out to the victims, their families and colleagues. The perpetrators must be brought to justice. Everyone needs to return to dialogue immediately https://t.co/xeIoBRVHrM
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 24, 2023