-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DW: Vuҫiç konfirmon se grupi i armatosur përbëhej nga serbë të rebeluar!

Kryesoret

Policia e Kosovës bëri të ditur se janë vrarë tre sulmues dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar nga grupi prej rreth 30 personave të armatosur, që në orët e hershme të së dielës sulmuan policinë e Kosovës në veri të vendit, ku mbeti i vrarë një polic kosovar dhe një tjetër u plagos.

Përleshja e armatosur ndodhi në fshatin Bansjka të komunës së Leposaviçit, ku grupi i armatosur u barrikadua brenda një manastiri të fshatit, i cili më vonë gjatë ditës u vu nën kontrollin e policisë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla, tha se Policia e Kosovës pasi mori nën kontroll zonën ku ndodheshin terroristët, zbuloi një sasi të jashtëzakonshme armatimesh të rënda.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quajti “formacion profesionist”, grupin e personave që kreu sulmin e armatosur në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici shqiptar Afrim Bunjaku.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuҫiç, konfirmoi të dielën në mbrëmje në një konferencë për medie, se grupi i armatosur që sulmoi policinë e Kosovës përbëhej nga serbë të rebeluar nga veriu i Kosovës.

Për zhvillimet e së dielës në veri të Kosovës, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka zhvilluar biseda të ndara telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila ndërpreu të gjitha takimet në Nju Jork dhe u nis për në Kosovë.

Edhe SHBA i dënuan përmes Ambasadori në Prishtinë, Jeff Hovenier, ashpër sulmet e orkestruara, të dhunshme ndaj policisë së Kosovës.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, tha se “tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur”/DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit