-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdes në spitalin e burgut bosi i mafias

Kryesoret

Matteo Messina Denaro ka vdekur në moshën 61 vjeçare. Bosi i ‘Cosa Nostra’ , i arrestuar më 16 janar pas 30 vitesh në arrati, vdiq në spitalin e L’Aquila ku ishte shtruar në një dhomë të blinduar që prej gushtit.

Shefi sicilian i mafies në “koma të pakthyeshme”

Ai vuante prej disa kohësh nga kanceri i zorrës së trashë. Bosi i mafias në Itali u shtrua në repartin e të burgosurve të spitalit L’Aquila, ku përfundoi në koma të pakthyeshme.

Detajet tronditëse: Matteo Messina Denaro ka qenë edhe në Shqipëri!

Mjekët i kishin pezulluar ushqyerjen pasi gjendja e tij u përkeqësua të enjten për shkak të gjakderdhjes me parametrat e tij jetësorë të dëmtuar.

Zbulohen mesazhet e dashurisë dërguar bosit të mafies, Matteo Messina Denaro!

Në 4 qershor 2021 Matteo Messina Denaro ishte operuar për kancer të zorrës së trashë në spitalin “Abele Ajello” në Mazara del Vallo. Me identitetin e rremë të Andrea Bonafedes.

Pra, bosi sicilian ishte kthyer në tokën e tij të origjinës dhe të mafies. Ndoshta do të jetonte në Campobello di Mazara, ku Bonafede i vërtetë kishte marrë me qira shtëpinë në “via San Giovanni”. Dhe ku i kërkuari i drejtësisë qëndroi deri në qershor 2022, kur u transferua në vicolo San Vito.

Ndërhyrja kishte rezultuar e suksesshme. Por mes mafiozëve të vërtetë dhe të pretenduar të Campobellos kishte nga ata që pretendonin se “iddu” kishte vdekur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit