-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apeli i Posaçëm lë të pa ndryshuar dënimin për ish-truprojën e Saimir Tahirit

Kryesoret

Apeli i Posaçëm lë të pa ndryshuar dënimin me 8 vite e 8 muaj burg për Hekuran Markun, ish-truprojën e Saimir Tahirit.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Daniela Shirka (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), më datë 26.09.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 37 akti, datë 23.05.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi/i pandehuri H.M., kundër vendimit nr. 67, datë 14.12.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

Gjykata e Posaçme “kalb” në burg shokët e truprojave të Saimir Tahirit

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit H.M. për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim. Në formë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 283/a paragrafi i parë, 28 pika 4 të Kodit Penal. Dhe në bazë edhe të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 13(trembëdhjetë) vjet burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit H.M. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”. Parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal. Dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.
  2. Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55 të Kodit Penal paragrafi i parë të Kodit Penal. Dënimin e të pandehurit H.M. me një dënim të vetëm prej 13(trembëdhjetë) vjet burgim.
  3. Në bazë të nenit 406 pika 1 të K.Pr.Penale, të pandehurit H.M. i ulet një e treta e masës së dënimit. Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
  4. Vuajtja e dënimit të të pandehurit i fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit arrest në burg. Dhe të kryet në një burg të sigurisë së lartë…”

12 vite burg! SPAK i merr “Shpirtin” ish-truprojës së Saimir Tahirit

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 67, datë 14.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”, thuhet në njoftimin e Apelit të Posaçëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit