-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Duka zgjidhet zv/ President i UEFA-s! Europiani “U-17” vjen në Shqipëri

Kryesoret

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nga sot do të jetë në postin e zv/Presidentit të UEFA-s, duke u bërë i pari shqiptar që arrin në një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit europian.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që zgjodhi pikërisht Presidentin Duka me votim unanim në postin e numrit dy të qeverisë së futbollit europian.

Gjithashtu Federata Shqiptare e Futbollit ka fituar të drejtën të sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar për moshat.

UEFA ka vendosur t’i besojë FSHF-së dhe Shqipërisë mikpritjen e finaleve të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17.

Federata Shqiptare ishte një nga federatat që kishte kandiduar për të pritur fazën finale të turneut.

Së fundmi, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e zhvillua këtë të martë në Qipro ka votuar pro kandidaturës shqiptare, me finalet e turneut kontinental që do të luhen në Shqipëri pas dy vitesh.

Dy gëzime në një ditë! Vjen reagimi i parë i Dukës: Kjo është historike

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit