Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e Beogradit për të shpallur 27 shtatorin ditë zie kombëtare në Serbi për terroristët që u vranë në Veri nga Policia e Kosovës.
Berisha thotë se me këtë akt, presidenti serb Aleksandër Vuçiç pranon hapur se ai qëndron pas sulmit terrorist serb të manastirit të Banjskës në Kosovë.
“Vuçiç shpall ditë zie për terroristët serb! Ai pranon haptas para gjithë botës se ai personalisht qëndron prapa grupit terrorist serb të manastirit të Banjskës.
Ky akt i ri luftënxites i Sllobodanit të ri përbën një vendim i cili provon se zgjidhja e vetme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan është dorëzimi sa më parë i këtij krimineli në Hagë, për gjenocidin dhe krimet e tij monstruoze, që ka kryer kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve pak vite më parë!”, deklaron Berisha.
Serbia zi për terroristët, Rama: SHBA të shtojë forcat në veri, Kurti të ndajë mendjen