-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherri për parkimin, Policia kërkon vrasësin e Valter Fjerzës në Malin e Zi

Kryesoret

Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën pak ditë më parë ende nuk është zbardhur plotësisht, e madje ende nuk është sjellë në pranga autori kryesor i ekzekutimit të të riut.

Por, policia dhe prokuroria janë mjaftuar me arrestimin e vëllait të autorit të akuzuar, i cili ditën e djeshme ka dalë para Gjykatës së rrethit ku është njohur edhe me masën e sigurisë.

Sipas të dhënave që vijnë nga policia e Shkodrës dyshohet se autori bashkë me katër persona të tjerë dyshohet se kanë mundur të dalin jashtë vendi dhe tashmë kërkimet janë zhvendosur edhe në Malin e Zi ku pretendohet se mund të jenë larguar të rinjtë.

Vrasja për një vend parkimi, gjykata lë në burg vëllain, autori në kërkim

Ngjarja për të cilën u vra Valter Fjerza ka mbetur ende në versionin fillestar që ka treguar Policia, por pa treguar se sa kohë kishte konflikti mes dy familjeve, konflikt që më pas gjeneroi në vrasjen e të riut.

Gjykata e Shkodrës caktoi masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 ditor për të dyshuarin e pjesëmarrjes në vrasjen e Valter Fjerzës në Shkodër. Paolo Mëhilli njihet si vrasësi i dyshuar i Klodjan Mëhillit, i cili është autori i dyshuar i shpallur në kërkim për vrasjen.

Nga ana tjetër, Policia vijon kërkimet për Luçian Mëhillin, Aleksandër Mëhillin dhe Enton Dushajn. Paolo Mëhilli është vëllai i autorit të krimit Klodjan Mëhilli, i cili tashmë është shpallur në kërkim.

Iku në lule të rinisë! I vuri pistoletën vëllait në gjoks, por erdhi i vogli dhe hëngri plumbat

Në kërkim për këtë ngjarje vijojnë të jenë Luçian Mehilli, Aleksandër Mëhilli dhe Enton Dushaj. Klevis Fierza, disa minuta para vrasjes së vëllait të tij, ishte konfliktuar ashpër me tre vëllezërit Klodjan Mëhillin, Paolo Mëhillin, Luçian Mëhillin, kushëririn e tyre Aleksandër Mëhillin dhe Enton Dushaj.

Shkak i konfliktit ishte bërë debati për parkimin e një automjeti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit