-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumba dhe vdekje, ç’po ndodh në Shqipëri? Dy vrasje mafioze në më pak se 24 orë

Kryesoret

Vendi ynë është tronditur nga dy ngjarje të rënda në më pak se 24 orë. E para u regjistrua mesditën e djeshme në qytetin e Rrëshenit, ku u ekzekutua me armë zjarri 59-vjeçari Martin (Marku) Bardhi.

Bardhi u ekzekutua paraditen e 26 shtatorit, në një atentat të mirë organizuar në hyrje të qytetit të Rrëshenit, ndërsa tre persona të tjerë të cilët kanë qenë në tavolinë u plagosën.

Vrasje me armë zjarri në Durrës, ekzekutohet një 38-vjeçar

Vrasja u shënua përballë komisariatit të Rrëshenit në bar picerinë e viktimës.

Ndërkohë, ngjarja tjetër e rëndë ndodhi pak pas mesnatës së mbrëmshme, ku u qëllua me armë zjarri te shinat në Katund, Sukth një 38-vjeçar nga disa persona të paidentifikuar.

FOTO/ Ky është 63-vjeçari që u ekzekutua në Rrëshen duke pirë kafe me tre miqtë

Fatjon Dervishi u nis menjëherë për marrjen e ndihmës mjekësore, por nuk ia doli, pasi ndërroi jetë pak minuta më vonë në spital, duke u bërë kështu viktima e dytë e plumbave në më pak se 24 orë në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit