Një grua është sulmuar nga qentë endacakë afër Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ndërsa gruaja ka pësuar lëndime jo të rënda dhe që nuk i rrezikojnë jetën.
Lajmin e ka ndarë në Facebook një nga familjaret e gruas, Albenita Gashi e cila publikoi edhe pamjet të plagëve.
“Çdo lloj kafshimi i qenit ka potencial për infeksion në gjak dhe mund të jetë potencialisht edhe fatale në varësi të ashpërsisë së kafshimit. Nëse unë e ti nuk e ngrejmë zërin për këtë shqetësim, organet përgjegjëse nuk lëkunden fare”, tha ajo.