-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në Itali, pritet me ceremoni shtetërore nga Meloni

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë vizitës që ai po zhvillon në Romë.

Takimi kokë me kokë i Kryeministrit Rama dhe homologes italiane Meloni në Palazzo Chigi, u pasua nga një takim i përbashkët mes dy delegacioneve respektive.

Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve në fushën ekonomike, mundësitë e investimit që ofron Shqipëria në shumë sektorë potenciale, si energjia, infrastruktura, bujqësia, e veçanërisht turizmi, ishin disa nga temat e diskutimit.

Sa i përket integrimit europian të Shqipërisë, në takim u theksua se Italia do të vijojë të mbështesë fuqishëm procesin, në të gjitha etapat e tij, ashtu si deri më tani.

Më herët sot, ai mori pjesë në takimin e dytë të Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me zv/kryeministrin dhe ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, Rama konfirmoi po ashtu se marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë është drejt finalizimit.

Rama në Romë: Ngrini dolli, Italia do të njohë pensionet

Rama i kërkon BE-së të bëjë atë që s’e bëri vetë për vrasjen e policit në Kosovë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit