Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një dokument ku sipas tij dëshmon se policia serbe ka lidhje me grupin e agresorëve të cilët të dielën sulmuan në veri të Kosovës duke të lënë të vdekur efektivin, Afrim Bunjaku.
Sveçla ka publikuar dëshminë që ushtria e Serbisë i ka dhënë vërtetim agresorëve me rastin e dorëzimit të granatave.
“Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës,” shkruan Sveçla.
“Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit.
Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht,” përfundon ai.
Sveçla: Njëri nga terroristët e vrarë në Banjskë është truproja i Vulinit