Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç ka shprehur shqetësimin në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës ku bëri thirrje për shtensionim të situatës në mbështetje të qëndrimit të Bashkimit Evropian.
“Ajo që mund të them absolutisht, siç thashë edhe më parë, është të përsëris se Mali i Zi është plotësisht i përkushtuar për të promovuar dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe qëndron prapa qëndrimit të Bashkimit Evropian për de-përshkallëzimin e situatës”, tha Milatoviç.
Milatoviç tha se Mali i Zi është anëtare kredibile e NATO-s dhe se do të luajë rol konstruktiv në shtensionim si dhe shprehu shpresën që shtensionimi të ndodhë.