-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komuniteti shqiptaro-amerikan letër presidentit Biden për rrezikun nga Serbia

Kryesoret

Organizata shqiptaro-amerikane nga pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara i dërguan të martën një letër Presidentit Joe Biden, ku shprehën shqetësimin për veprimet e Serbisë ndaj Kosovës dhe kërkuan që SHBA dhe BE-ja të marrë masa kundër presidentit të saj, Aleksandar Vuçiç.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga kërcënimi i vazhdueshëm që paraqet Serbia dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiç ndaj Kosovës dhe popullit të saj,” thuhet në letrën e nënshkruar nga rreth 90 shoqata dhe grupe shqiptaro-amerikane, të një spektri të gjerë.

Nënshkruesit e letrës i kërkojnë presidentit Biden një takim për të diskutuar për gjendjen e krijuar.

Letra drejtuar presidentit Biden merr shkas kryesisht nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë në pjesën veriore të Kosovës, ku humbi jetën një oficer policie, si edhe nga grumbullimin e madh ushtarak nga Serbia në kufirin me Kosovën, që vetë Shtëpia e Bardhë e quajti “të pashembullt”, duke bërë thirrje Beogradit për tërheqjen e trupave nga kufiri.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby tha të martën se Serbia ka filluar tërheqjen e këtyre forcave.

“SHBA dhe BE duhet të marrin masa ndaj presidentit Vuçiç dhe të mos ta lejojnë atë të nxisë dhunën, të armatosë terroristët dhe të kërcënojë fqinjët e tij. Serbia nuk mund të mbetet anëtare e komunitetit perëndimor duke mbajtur njëkohësisht lidhje të ngushta me Rusinë,” thuhet në letër.

Aktivistët shqiptaro-amerikanë vënë në dukje lidhjen e veçantë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit