-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush mund të bëhet kryetar i ri i Dhomës së Përfaqësuesve?

Kryesoret

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara e ka shkarkuar për herë të parë në histori kryetarin e saj, Kevin McCarthy, përmes një votimi historik të mosbesimit.

Menjëherë pas votimit të së martës, me 216 vota për shkarkim dhe 210 kundër, përfaqësuesi i republikanëve Patrick McHenry, aleat i McCarthyt, është emëruar si ushtrues detyre për një periudhë shumë të shkurtër.

Pozita e ushtruesit të detyrës është e zbehtë, sipas një udhëzimi mbi rregullat dhe procedurat e këtij trupi.

Aty përmendet se ky person “mund të ushtrojë autoritet të funksionit të kryetarit, siç mund të jetë e nevojshme dhe e përshtatshme, në pritje të zgjedhjes së një kryetari të ri”.

Ndonëse zyrtari në këtë pozitë e përcakton agjendën e përgjithshme të legjislativit në Dhomën e Përfaqësuesve, i takon kryetarit të saj që ta caktojë datën e debateve specifike për projektligje dhe votime.

Përfaqësuesi i republikanëve, Kelly Armstrong, u ka thënë gazetarëve se detyra kryesore e McHenryt do të jetë “gjetja e një kryetari të ri”.

Çdo veprim tjetër, sipas tij, do ta nxisë edhe shkarkimin e McHenryt.

A mund të ngrihet puna e legjislativit?

Derisa të emërohet një kryetar i ri, ka pak mundësi që të çohen përpara projektligjet për financim të Qeverisë, ani pse ligjvënësit e kanë 17 nëntorin si afat të fundit për ta marrë një vendim, ose në të kundërtën përballen me mbyllje të pjesshme të Qeverisë.

Ligjvënësit republikanë kanë thënë se atyre do t’iu duhet të paktën një javë për ta zgjedhur kryetarin e ri./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit