-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në veri, Ministri gjerman: Respekt, Kosova veproi në mënyrë shumë të arsyeshme

Kryesoret

Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë në Gjermani, Cem Ozdemir, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pas takimit Ozdemir ka thënë se vlerëson reagimin e institucioneve të Kosovës ndaj sulmit terrorist në Bansjkë të Zveçanit.

Ozdemir tha se Pavarësia e Kosovës duhet të respektohet dhe se për gjendjen e komunitet serb duhet të diskutohet vetëm brenda kufijve të Kosovës.

Së pari më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia për humbjen e jetës së zyrtarit policor gjatë këtij akti terrorist nga këta kriminelë që vranë njërin nga policët tuaj dhe plagosën të dytin.

Dhe më lejoni gjithashtu të shpreh se kam vërtet respekt të thellë për reagimin shumë të arsyeshëm që qeveria juaj dhe policia juaj ka treguar në këtë akt provokimi.

E di që kjo nuk është një situatë e lehtë, ndaj vizita ime këtu është përtej bashkëpunimit tonë të shkëlqyer dypalësh, por edhe një gjest solidariteti”, ka thënë ministri.

Është në duart tona të sigurohemi që historia të mos përsëritet. Prandaj, më lejoni të shpreh se është jashtëzakonisht e rëndësishme që rruga përpara të shkojë drejt paqes, rruga përpara të ecë drejt respektimit të kufijve, që pavarësia e Kosovës të respektohet

dhe nëse baza është që pavarësia e Kosovës të respektohet, gjithçka mund të diskutohet. Sigurisht që është e nevojshme të flitet për gjendjen e minoritetit serb në veri, por brenda kufijve të Kosovës, kjo është shumë e rëndësishme, ky është qëndrimi ynë”, ka thënë ai./KP

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit