Një 20-vjeçar është vënë në pranga paraditen e sotme në Rrëshen pasi mbante një kallashnikov dhe një sasi municioni me vete.
Fillimisht ai nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndalur, por tentativa e tij për t’u arratisur ka dështuar me sukses.
Policia bën me dije se ai tashmë është arrestuar dhe ndaj tij po kryhen veprimet e nevojshme procedurale.