Tifozët e AEK-ut nga Athina i kanë befasuar në mënyrë të pakëndshme të gjithë në Serbi.
Në ndeshjen kundër Ajax-it, tifozët grekë treguan një pankartë ku shkruhej “Kosova është Shqipëri”.
Jo shumë kohë më parë, tifozët e AEK-ut kishin një slogan që thoshte të kundërtën, kështu që askush nuk e ka të qartë pse dhe ka ndryshuar qëndrimi i tifozëve të klubit nga Athina.
Kjo është konsideruar si tradhti dhe “thikë në zemër” nga serbët. “Kurir.rs” raporton se tifozët e AEK-ut i kanë befasuar me banderolën e tyre.
05.10.2023, AEK🇬🇷 – Ajax🇳🇱
1) photo: AEK fans now
2) photo: Meanwhile AEK fans some years ago https://t.co/Fjy3xrlEmQ pic.twitter.com/Zrk5LZ1zRq— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) October 5, 2023
“Tradhti! Tifozët grekë, thikë në zemër serbëve: Vëllezër, këtë nuk e prisnim nga ju! Parulla që tronditi Serbinë”.
Ky është titulli i “Kurir” ndaj banderolës së tifozëve të AEK-ut të Athinës.
“Kosova është Shqipëri”, surprizojnë tifozët e AEK me gjestin e veçantë